Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Sali Berisha dhe Flamur Noka

'Rithemelimi ka primare interesat personale jo të qytetarëve', analistja Gjikondi: Kamikazët Noka e Vokshi u zhdukën nga aksioni opozitar

17 Mars, 15:08| Përditesimi: 17 Mars, 15:21

  • Share

Marrëveshja mes PS-së me Rithemelimit për t'i dhënë fund kaosit në parlament është komentuar nga analistja Brizida Gjikondi e cila e konsideron si një mesazh për SPAK dhe një dorë të zgjatur për Sali Berishën.

Në emisionin “3D” të Alban Dudushit”, Gjikondi tha se kjo është e kalkuluar sepse janë zhdukur nga aksioni kamikazët si Flamur Noka dhe Vokshi.

“Unë mendoj që ky është një paralajmërim për SPAK, dhe është një dorë e zgjatur.  Mua me bën përshtypje që çuditërisht është zhdukur Flamur Noka, Albana Vokshi apo gjithë kamikazët e tjerë”, u shpreh Gjikondi.  

Ndaj shton ajo, “unë mendoj që “Rithemelimi” nuk ka absolutisht primar interesin e qytetarëve por ka interesa personale. 5 muaj  mbajtën bllokuar Parlamentin që kur u hap çështja Partizani. Janë të lumtur sepse janë faktorizuan sepse që kur ka dal Sali Berisha non-grata kanë qenë i shpërfillur nga ndërkombëtaret.  Dhe këto deklarata që po mbahen, nuk janë për Sali Berishën por janë për stabilitetin e Shqipërisë për pjesën stabilitetit të Ballkanit”./Rtsh

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?