Rithemelimi denoncon drejtorin në Ministrinë e Infrastrukturës: Ka fituar statusin e koncesionarit në konflikt interesi

21 Tetor 2023, 12:45| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 13:10

  • Share

TIRANË- Rithemelimi ka denoncuar ditën e sotme se Mehmet Hasalami, drejtori i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Miniera dhe Industri, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, se po përdor pozitën e tij për të përfituar në kompaninë e tij Instituti Dekliada Alb shpk.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e anti-korrupsionit të Rithemelimit, Genta Vangjeli thotë se Mehmet Hasalami ka përfituar 29 kontratave publike për tendera, ka arritur të fitojë statusin e koncesionarit, për të paktën 2 koncesione, njëri prej të cilit ka si Autoritet Kontraktues vetë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Deklarata e plotë për mediat

Një drejtor i lartë në administratën kleptokrate të Edi Ramës, merr rrogën që i paguhet nga takspaguesit dhe sikur shqiptaret t’ja kishin borxh, fut në xhep edhe 4 miliard lekë nga kontratat me kompaninë e tij private dhe disa miliona euro nga koncensionet.

Mehmet Hasalami quhet drejtori, dhe ai është në krye të Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Miniera dhe Industri, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në vitin 2009 ai ka qenë kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës.
Me sa kuptohet, Hasalami e përdor ndikimin dhe firmën si drejtor për të zgjeruar portofolin e kompanisë së tij private dhe majmur llogarinë bankare.
Ai rezulton pronar, me 100 përqind të kapitalit, i Instituti Dekliada Alb shpk, në periudhën 2019 – 2023 gjatë së cilës ka përfituar 4.6 miliard lekë të vjetra nga institucione shtetërore
Ndër to:
Bashkitë Tiranë, Gramsh, Ballsh, Kamëz, Vlorë, Sarandë, Koplik, Shkodër, Mat.
Bordi i Kullimit Durrës, Fier;
Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Durrës, Elbasan;
Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit; Drejtoria Vendore e Policise Elbasan
Agjensia e Mjedisit dhe Pyjeve,
Ministria e Bujqesisë dhe Zhvillimit Rural; Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve
Universiteti Politeknik; Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Kompania e Hasalami, Drejtor në MIE, rezulton projektuese dhe /apo hartuese raportesh përvlerësim paraprak apo të thelluar të ndikimit në mjedis të të paktën këtyre 18 projekte infrastrukturore që lidhen me energjinë:

  1. (HEC KOZHNJË 1, KOZHNJË 2, TAMARA)
  2. HEC ARSTI
    3.HEC-it ORESHKE
  3. Studimi i fizibilitetit për ndërtimin e një hidrocentrali të ri në Lanabregas
  4. HEC “VERNIK 1,2,3,4”
  5. Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis hartuar për HEC MADHESH
  6. HEC Rapun 3 dhe Rapun 4
  7. Hece Kalivarë 1,2,3,4
  8. HEC Bushtrica 3
  9. HEC KEBELA
  10. HEC TARONINA
  11. HEC MIRAKA 2016
  12. HEC KAÇINAR 2015
  13. HEC Kryezi 3,4,5
  14. HEC KALIS
  15. HEC MESMAL 1,2,3 dhe SELCE 2
  16. Ndërtim me koncesion HEC DOMJE, Kolesjan dhe Lajthi
  17. Ndërtim me koncesion HEC LASHKIZË 1 & 2.

E njëjta kompani e Hasalamit rezulton koncesionar në të paktën këto 2 koncesione:
1-Ndërtimi i hidrocentraleve Borje, Oreshkë, Cernalevë, Cernalevë 1

Kjo kontratë e prillit 2009 është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Koncesionarit përbërë nga (shoqëritë Hydroalbania shpk, LRL sha, Ferati shpk dhe Euro – Alba – EA shpk).
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet. Totali i investimeve është 830’097’322 ALL, nga të cilat 510’760’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.
Në datën 24 Mars 2015 Instituti Dekliada Alb shpk me pronar Mehmet Hasalamin Drejtorin e MIE, bëhet pjesë e kapitalit të shoqërisë koncesionare Hydroalbania shpk.

2.Koncesioni për Ndërtim/operim të hidrocentralit Veleshicë me vlerë 8.2 milion euro dhe afat 35 vjet.
Koncesionari është kompania Kalisi Hydropoëer me pronarë Hamz Islamaj dhe Devis Mehmet Hasalami, i biri i Drejtorit të MIE dhe ortak zyrtar i këtij të fundit në kompaninë tjetër (Instituti Dekliada – Alb shpk, ku Devis është administrator ndërsa Mehmeti pronar).

Mehmet Hasalami, mbajtës i detyrës publike si Drejtor pranë MIE, përveç të paktën 29 kontratave publike për tendera, si hartues projektesh e VNM, që lidhen pikërisht me energjinë si term kyç në veprimtarinë kontrolluese nga MIE, tashmë ka arritur të fitojë statusin e koncesionarit, për të paktën 2 koncesione, njëri prej të cilit ka si Autoritet Kontraktues vetë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në kushte të pastra të konfliktit të interesit. Sigurisht, me bekimin e ish ministrit të energjisë

Hasalami është vetëm drejtori i radhës në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit. Hasalami është vetëm patronazhisti i radhës i graduar drejtor që fiton para publike.
Arka e shtetit nuk është diçka imagjinare. Ajo është thesi ku fut dorën qeveria pasi i ka marrë çdo shqiptari taksë pas takse.
Kur Hasalami fut dorën në thes, ai është duke përfituar në kurrizni tuaj.
Ju punoni, ata vjedhin!

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?