Rithemelimi bllokoi mbledhjen e komisionit për ‘Zgjedhoren’, Alibeaj: Teatër i shëmtuar në bashkëpunim me qeverinë, nuk e duan reformën

6 Shkurt, 14:42| Përditesimi: 6 Shkurt, 15:20

  • Share

 

Bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat pas bllokimit të mbledhjes nga deputetët e Rithemelimit akuzoi këta të fundit se po bëjnë një teatër në bashkëpunim me qeverinë.

Sipas Alibeajt, as Rithemelimi dhe as qeveria nuk do të ketë një Reformë Zgjedhore mbi pikat e kërkuara nga Partia Demokratike.

“U kërkoj ndjesë përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile që me shumë dëshirë erdhën për të marrë pjesë. Dua ta bëj të qartë që në fillim. Ajo që ndodhi sot, nuk është gjë tjetër veçse teatri i radhës nga një palë që nuk e do reformën zgjedhore. Një palë që e ka shndërruar mbledhjen në matje muskujsh.

Pala e mazhorancës ka treguar se është e prirur të shndërrohet në atë teatër të shëmtuar dhe se nuk e do një reformë të tillë. I vendos një perde dhe mur të madh publikut. Nuk ka asnjë lloj dyshimi për askënd. Arsyeja reale pse dy palët nuk e duan është sepse nuk duan propozimet tona që janë në interes të publikut, listat e hapura, votimi dhe numërimi elektronik, vota e diasporës dhe Shqipëria një zonë elektorale. Të dyja palët që zhvillojnë këtë teatër nuk duan ta pranojnë. Qëndrimi i PD që në ditën e parë”—tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Reforma Zgjedhore, deputetët e grupit Bardhi-Berisha futen me forcë e bllokojnë komisionin, mbledhja shtyhet të premten online


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?