Rita Ora pranon ftesën e Veliajt, koncert madhështor në 6 shtator në sheshin “Skënderbej”

20 Korrik 2022, 12:48| Përditesimi: 23 Korrik 2022, 12:42

  • Share

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryetarit të Bashkisë së Tianës, Erion Veliaj për t’u rikthyer me një koncert madhështor në Tiranë. Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në mbrëmjen e 6 shtatorit, për të festuar Tiranën si Kryeqytetin Europian të Rinisë 2022. Hyrja do të jetë falas për të gjithë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Rita Ora përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Jam shumë e emocionuar dhe e nderuar që rikthehem në Tiranën time të dashur. Erion Veliaj më ftoi të performoj në një koncert, falas për të gjithë, për të festuar së bashku vitin e Tiranës - Kryeqyteti Europian i Rinisë! Në 6 shtator, Sheshi Skënderbej”, shkruan Rita Ora.

Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022 – Një titull që jepet nga Forumi Evropian i Rinisë i krijuar për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar identitetin evropian.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?