Rita Ora

Rita Ora në zemër të Kosovës, këngëtarja tregon dhe një herë me krenari origjinën e saj

2 Gusht 2022, 11:39| Përditesimi: 2 Gusht 2022, 11:45

  • Share

Rita Ora, një nga këngëtaret shqiptare më të njohura mbarë botën gjithmonë, e cila është shprehur gjithmonë krenare lidhur me origjinën e saj. Ajo nuk ka lënë asnjëherë pa përmendur Shqipërinë e Kosovën sa herë që i është dhënë rasti, dhe duke folur për kulturën dhe traditat e vendit të saj.

Pavarësisht se familja e Ritës është shpërngulur nga Prishtina në Londër në moshën 1-vjeçare, ata kanë ruajtur kulturën dhe gjuhën shqiptare.

Rita Ora tregoi dhe njëherë se sa krenare është për origjinën dhe vendin e saj. Së fundmi është publikuar harta e quajtur Tjukanovt Github, e cila paraqet emrat e njerëzve të famshëm në qytetet e tyre përkatëse të lindjes. Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, mban emrin e Ritës. Këngëtarja ndau në Instagram një pamje të hartës së Kosovës në Tjukanoft, ku theksohet Prishtina si vendlindja e saj.

Postimi i Rita Orës

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?