Rita Ora

Rita Ora mahnit me pamjen e saj në promovimin e filmit të ri

9 Korrik, 14:52| Përditesimi: 9 Korrik, 14:55

  • Share

Ajo kurrë nuk gabon kur bëhet fjalë për modën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, të hënën e 8 korrikut ishte në Nju Jork për promovimin e filmit “Descendants: The Rise of Red” ku edhe ajo do të luaj.

33-vjeçarja fillimisht kishte veshur një fustan të kuq saten me rripa të hollë që tregonin linjat e saj perfekte.  

Më pas ajo e zëvëndësoi veshjen e parë me një bluzë kombinuar me një palë pantallona.

Ndërsa për veshjen e tretë, artistja kishte zgjedhur një xhaketë elegante me pamje lëkure, pantallona të ndezura dhe një këmishë.

Rita kishte zgjedhur ngjyrën e kuqe për veshjet e saj pasi në film ajo do të luaj rolin e ‘Mbretëresha e Zemrave’, nëna e keqe e personazhit kryesor.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: