Rita Ora

Rita Ora: Kur kam atak paniku përdor metoda kineze për tu qetësuar

29 Shkurt, 15:16| Përditesimi: 29 Shkurt, 15:25

  • Share

Këngëtarja e mirënjohur Rita Ora me origjinë shqiptare ka folur sesi e përballon ajo kur e kap një atak paniku.

Në një intervistë me Evgeny Lebedev në podkastin e tij Brave New World ka treguar se edhe ajo ka probleme të shëndetit. 35-vjeçarja ka thënë se shpesh ajo përballet me atak paniku dhe ka mësuar që ta dallojë nga stresi. Dhe kur ndodhet në këtë gjendje, pëlqen që për qetësim të përdori metodat kineze ose akupunkturën, një formë mjekimi me gjilpëra të holla që vendosen në vende të caktuara të trupit.

Ndërsa shkon rregullisht në sauna me rreze infra të kuqe 40-minutëshe të ndjekura nga një zhytje e ftohtë ose dush.

“Kam shumë ankth, por mendoj se të gjithë në vendin tim e kanë, të jem e sinqertë. Tani kam mësuar të njoh kur "po vjen" një atak paniku. Më parë ndihesha sikur ishte diçka e huaj për mua. Unë bëj shumë akupunkturë dhe thjesht marr frymë dhe shtrihem diku për rreth 20 minuta. Unë e dua mjekësinë kineze dhe përpiqem të inkorporoj shumë metoda të ndryshme ”, rrëfen këngëtarja.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?