Rita Ora: E dua
Leonardo Di Caprion

24 Korrik 2014, 07:22| Përditesimi:

  • Share
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, edhe pas ndarjes nuk e fsheh dashurinë që ka për ish të dashurin e saj Dj Calvin Harris, por pa lënë pas edhe meshkujt e tjerë.

Së fundmi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, ka lënë një mbishkrim ku tregon se ajo e do aktorin e njohur hollywoodian, Leonardo Di Caprion, për të cilin ka theksuar se është shumë gentleman.

“I love Leo diCaprio! He’s such a gentleman!!” (Unë e dua Leonardo diCaprion. Ai është aq xhentil), ka shkruar Rita. Rita Ora, dita ditës po arrin që të bëhet emri më i pëlqyer në industrinë artit, ku përveç sukseseve në këngët e saj, ajo tashmë po korr suksese edhe në fushën e modës.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?