Rita Ora

Rita Ora do jetë pjesë e Eurovision 2023, do performojë hitet e saj në gjysmëfinale

14 Prill 2023, 08:14| Përditesimi: 14 Prill 2023, 08:18

  • Share

Rita Ora do të jetë pjesë e Eurovisionit si artiste e ftuar për të performuar hitet e saj në gjysmëfinale. Këtë e ka zbuluar vetë faqja zyrtare që tregon të rejat rreth festivalit. Kështu në Liverpool do të performojnë disa artistë si Rebecca Ferguson në bashkëpunim me artisten ukrainase Alyosha.

Po ashtu një nga moderatoret e këtij viti, Julia Sanina do të hapë gjysmëfinalen e parë duke performuar me grupin e saj The Hardkiss.

Performancë pritet edhe nga artistë të tjerë ukrainas si Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka, pasi Mbretëria e Bashkuar po organizon konkursin e këngës në emër të Ukrainës që mori fitoren vitin e kaluar.

Finalja e Madhe e Eurovision 2023 do të zhvillohet në ‘Liverpool Arena’ pranë lumit Mersey më 13 maj. Ndërkohë gjysmëfinalja do të mbahet më 9 dhe 11 maj. 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?