Politikë

Risia e 25 prillit, votimi elektronik në njësinë 10 në Tiranë! Qytetarët: Ishte e thjeshtë, por për moshën e tretë më mirë me fletë votimi

25 Prill 2021, 17:51| Përditesimi: 25 Prill 2021, 22:51

  • Share

Risia e këtyre zgjedhjeve është votimi elektronik në  KZAZ-në Nr.40 në njësinë 10 në Tiranë. Implementimi i kësaj teknologjie është bërë në 32 qendrat e votimit në njësinë 10 dhe procesi i votimit nuk ka paraqitur problematika dhe ka vijuar normalisht edhe pse qytetarët e kësaj njësie e përdorin këtë teknologji për herë të parë.

Sipas raportimit të gazetares së Report Tv Doris Sallaku, pajisjet elektronike nuk kanë pasur probleme dhe se qytetarët nuk e kanë pasur të vështirë votimin elektronik.

Fillimisht bëhet identifikimi biometrik i qytetarëve të cilët do të votojnë, e më pas përzgjedhja e tyre për partinë dhe kandidatët bëhet elektronikisht në një pajisje të posaçme dhe më pas vendosin gishtin e tyre. Nëse votuesi bën përzgjedhje të gabuar, pajisja elektronike mundëson kthimin pas për të bërë korrigjimin e nevojshëm.

 Votimi elektronik po bëhet në këto qendra votimi:

- "Dora Distria" ka 7 qendra votimit

-Konstantin Kristoforidhi ka 4 qendra votimi

-Konferenca e Pezës ka 9 qendra votimi

-Avni Rustemi ka 6 qendra votimi

-Qemal Stafa ka 6 qendra votimi

Disa qytetarët që votuan elektronikisht në shkollën "Qemal Stafa" thanë se procesi ishte i lehtë , zgjate shumë pak, por se për moshën e tretë më mirë votimi do të ishte me fletë votimi.

"Ishte shumë e lehte, çdo gjë ishte e qartë. Unë nuk e kisha të vështirë, por mosha e tretë e ka më mirë me letër se me kompjuter. Megjithatë shkenca ka evoluuara dhe teknologjia është bërë pjesë e jona. Nuk prita fare mbarova direkt me votimin", tha një qytetare.

"Procesi ishte shumë i thjeshtë dhe i qartë, njësoj si të ishim në celular. Për ne shqiptarët është më mirë me fletë pasi një pjesë edhe mund të ngatërrohet. Megjithatë dhe kjo provë ishte mirë, e thjeshtë për mua", tha një tjetër.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?