Foto ilustruese

Risi në WhatsApp, së shpejti do të mund të krijojnë biseda të reja në grup pa pasur nevojë t’i emërtojnë ato

25 Gusht 2023, 09:30| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 11:31

  • Share

WhatsApp së shpejti do t’i lejojë përdoruesit të krijojnë biseda të reja në grup pa pasur nevojë t’i emërtojnë ato, ka njoftuar CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg.

Grupeve pa emër do t’u jepet një emër i krijuar automatikisht bazuar në pjesëmarrësit e tyre.

Sipas TechCrunch, grupet e pa emërtuara do të limitohen me gjashtë pjesëmarrës, në vend të atyre me mijëra që mund t’u bashkohen normalisht një grupi në WhatsApp.

Veçoria e re në WhatsApp po prezantohet globalisht për përdoruesit gjatë ditëve të ardhshme në iOS, Android, ueb dhe macOS.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?