Foto ilustruese

Risi në transportin publik në Tiranë, pasagjerët sinjalizohen me audio në shqip dhe anglisht për ndalesat në stacione

26 Prill 2023, 15:57| Përditesimi: 26 Prill 2023, 16:04

  • Share

Prej ditësh të gjithë pasagjerët që udhëtojnë me linjën urbane Tiranë-Kamëz dhe anasjelltas dëgjojnë një sinjalizim audio në gjuhën shqipe dhe atë angleze ku tregohen stacionet përkatëse.

Ky sistem informimi u vjen në ndihmë kategorive të caktuara por edhe turistëve të huaj të cilët përdorin transportin publik urban në Tiranë.

Pavarësisht se shërbimi ka kosto shtesë për operatorët e transportit këta të fundit shprehen se shërbimi cilësor mbetet më me rëndësi për udhëtarët.

Ky sistem audio në shqip dhe anglisht në kryeqytet pritet të nxisë edhe operatorët e tjerë të transportit për modernizimin e flotës së tyre të urbanëve.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • GOLI: 27/04/2023 08:02

    MEME SHQIPERIA ME TERE GJENEZEN E KA GJUHEN E VETE SHQIPE TE BEKUAR PREJ HAPESIRES ABSOLUTE...TE TERE BELBEZIMAT ARTIFICALE TE MALLKUARA TE MBETEN ATJE KU E KANE VENDIN....DO TE JETE ME VEND TE TERHIQET PERDORIMI E PIRDHAVE TE HUAJA....TE NA ROJ MEME SHQIPERIA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?