Risi në shkolla, nxënësit do mësojnë lëndët shkencore me animacione! Platforma pa pagesë me laboratorë virtuale, testime e ushtrime

13 Gusht 2023, 19:41| Përditesimi: 13 Gusht 2023, 20:11

  • Share

Me nisjen e vitit të ri shkollor në shkollat 9-vjecare do të prakitohet një metodë e re e mësimdhënies për lëndët e shkencave të natyrës, aty ku haset dhe vështirësia më e madhe në të kuptuar. Për nxënësit nga klasa e gjashtë në të nëntën mësimi do të jetë i kombinuar, ku brenda  një ore mësimore do vtë mësojnë disa lëndë bashkë.

Mësimi I kombinuar do të bëhet me lëndët e shkencave të natyrës kimi, fizikë, biologji dhe  matematika.

Bëhet  fjale për platformen Phet SIMULATIONS që mundëson laboratorë virtuale, testime, ushtrime në shkenca dhe matematikë.

Është pa pagesë dhe mësuesit e shkencave mund ta përdorin si mjet ndihmës, ku nxënësit për te mësuar shkencën dhe matematikën do t’iu shërbejnë animacionet dhe simulimet interactive. Në udhëzimin e bërë tashmë gati nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar thuhet se kjo platëformë  thjeshton mënyrën e të  mësuarit si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit. Studimet kanë treguar se njohuritë e reja asimilohen më mirë nga nxënësit kur përdorim simulimet. PhET SIMULATIONS  zëvendëson eksperimentet që zhvillohen në kushte laboratorikedhe kjo praktkë mësimore është përdorur vitet e fundit edhe për hartimin e njësive interaktive për pjesën e shkencave të natyrës në testimin PISA.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • VICENCO KOCORI: 14/08/2023 11:56

    ngelen me teknologji por nuk dine te flasin shqip, nuk e kane idene se nga vijne e ku shkojne, nuk lexojne nje liber ne jeten e tyre, po kthehen ne idiote teknologjike totalisht ashtu sic i kerkon sistemi-toca te bindur e te nenshtruar pa dinjitet njerezor dhe pa pike ndnjenjash humane, autike me diploma.

    Përgjigju
  • Timi: 14/08/2023 07:27

    ???????????????????????????? Si nuk doli njeri ti mari zvarre keta qe tallen me popullin

    Përgjigju
  • Iris: 14/08/2023 01:12

    Ide interesante, gjithashtu nje zgjidhje ne mungese te laboratoreve reale.Sa i kemi kushtet per kete,eshte ceshtje tjeter.Meqe ra fjala,kimia e biologjia jane shkenca te natyres,kurse matematika e fizika jane shkenca ekzakte.

    Përgjigju
    • Albi: 14/08/2023 08:26

      meqe ra fjala, shkenca te natyres jane te katerta. shkenca ekzakte eshte nje kategorizim i metejshem.

  • Epra e: 13/08/2023 22:12

    Pordhe me rigon i thone kesaj pune. Neper shkolla akoma nuk ka internet e kompjutera do bejne animacione. Hajt mo, si puna atyre sateliteve edhe kto.

    Përgjigju
  • Pirro: 13/08/2023 21:22

    Na i budallepsen femijet fare

    Përgjigju
  • Mrsuesi: 13/08/2023 20:25

    Tani do te kemi me te vertete shkolle Urime, nxenesi do te varet nga animacionet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?