Sociale
Drejt Punës

Risi Albania/ Në 8 vite 3000 vende pune nga projekti zvicerian! Ministrja e Turizmit e ambasadori zviceran: Sfidë punësimi i të rinjve

19 Nëntor 2021, 08:40| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 08:42

  • Share

Punësimi, si një nga sfidat kryesore të shoqërisë shqiptare bëri bashkë në një tryezë diskutimi përfaqësuesit e insitucioneve shtetërore e private në vendin tonë.

Në takimin e organizuar nga Projekti Zviceran për Punësimin e të Rinjve,  RisiAlbania ambasadori i Zvicrës në vendin tonë, Adrian Maître tha se suksesi për të zgjidhur këtë problematikë të shoqërisë është bashkëpunimi i ngushtë mes shtetit dhe sektorit privat.

'Teksa Shqipëria përgatitet për tregun europiqn, vendosja e standardeve është moment kyç. Standardet ndërkombëtare jane kyçe për turizmin, përfshirë pastërtinë e mjedisit, standardet janë kyçe për të mbajtur vizitorët. Mungesa e punonjësve të kualifikuar është sfidë. Nëse ka një element që garanton sukses është koordinimi i mirë mes faktorit të shtetit dhe sektorit privat'- tha Adrian Maître Ambasador i Zvicrës në Shqipëri.

Pjesëmarrëse në këtë takim, edhe ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro, tha se  turizmi është një mënyrë e mirë për të rritur punësimin, ndërsa njoftoi zgjerimin nga 18 në 23% të zonave të mbrojtura, përfshirë edhe Luginën e Vjosës.

RisiAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që punon për të krijuar më shumë mundësi punësimi dhe mundësi sa më të mira duke u fokusuar në 3 drejtime kryesore: zhvillimi i sektorit privat në Shqipëri, prezantimi dhe përmirësimi i shërbimeve të orientimit në karrierë dhe ndërmjetësimit, si dhe zhvillimin e aftësive në përputhje me tregun, për të përmbushur kërkesat e bizneseve, ndërsa prej 8 vitesh operim në Shqipëri ka arritur të krijojë krijojnë mbi 3000 vende pune me kohë të plotë për të rinjtë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?