Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci dhe ai i Serbisë Aleksandër Vucic

Rishikimi i kufijve Kosovë-Serbi/ Thaçi dhe Vuçiç takohen në 11 nëntor në Paris

25 Tetor 2018, 08:40| Përditesimi: 25 Tetor 2018, 08:41

  • Share

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci dhe ai i Serbisë Aleksandër Vucic pritet që të takohen në datë 11 nëntor në Paris. Dy presidentët pritet që të diskutojnë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe idetë e reja për rishikimin e kufijve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Por gjatë vizitës në Kosovë ai u shpreh se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?