Ripërsëriten zgjedhjet në Stamboll (VIDEO)

7 Maj 2019, 10:32| Përditesimi: 7 Maj 2019, 13:15

  • Share

Zgjedhjet në Stamboll do të përsëriten! Ky është vendimi i Komisionit Zgjedhor të Turqisë i cili mori këtë vendim pas fitores së opozitës në qytetin më të madh turk. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit, Rexhep Tayyip Erdogan u ankua për rezultatin zgjedhor pasi pretendonte se gjatë zgjedhjeve kishte patur parregullsi dhe korrupsion. Kandidati i Partisë Republikane Popullore, Ekrem Imamoglu, cili nga autoritetet zyrtarisht u konfirmua si kryebashkiak i Stambollit muajin e kaluar, e quajti vendimin "të pabesë". Ai tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte i ndikuar nga partia në pushtet. "Ky vend është i mbushur me 82 milion patriotë që do të luftojnë për demokracinë deri në momentin e fundit ", deklaroi Imamoglu. Votimi në qytetin më të madh të Turqisë do të mbahet më 23 qershor.

Zgjedhjet lokale në të gjithë Turqinë u zhvilluan më 31 mars dhe u konsideruan si një referendum mbi udhëheqjen e Presidentit Erdogan, në një situatë kur ekonomia turke është në renie. Presidenti Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke që prej ardhjes në pushtet 16 vjet më parë, ka bërë fushatë intensive në këto zgjedhje, të cilat ai i ka cilësuar si “çështje e mbijetesës” për Turqinë. Për Parlamentin Evropian, vendimi për të ripërsëritur zgjedhjet është fundi i kredibilitetit të zgjedhjeve demokratike në Turqi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?