Riorganizimi i strukturave në 12 qarqe, PS-ja vijon përzgjedhjen e kandidatëve për Asamblenë

8 Shkurt 2020, 17:46| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 17:49

  • Share

Brenda strukturave të Partisë Socialiste vijojnë zgjedhjet në të gjitha qarqet këtë fundjavë për zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë Kombëtare që do të zgjidhen nga Kongresi Zgjedhor i PS më 29 Shkurt.

Teksa procesi i riorganizimit të Partisë Socialiste vijon, në të 12 qarqet e vendit po zhvillohet këtë fundjavë një proçes demokratik dhe transparent në përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë Kombëtare që do të zgjidhen nga Kongresi Zgjedhor i PS më 29 Shkurt.

Propozimet e kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare bëhen nga delegatët e Kongresit të PS, duke respektuar parimet barazisë gjinore, meritokracisë profesionale dhe politike, integritetit moral e ligjor si dhe me vëmendje të veçantë promovimi i të rinjve, si qasje e përhershme e Partisë Socialiste.

Norma e përfaqësimit për anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS që zgjidhen nga Kongresi është një anëtar i AK për 800 anëtarë partie. Propozimi dhe votimi i kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste garanton përfaqësimin e barabartë të gjithë territorit të vendit si dhe të bashkë-atdhetarëve tanë që jetojnë e punojnë nëpër botë” shkruan sekretari i përgjithsëm i PS-së, Taulant Balla.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?