Vasil Llajo dhe Certifikata e Mirënjohjes

Rinovoi muzeun e gjimnazit ‘Hasan Tahsini’ në qytetin e tij të lindjes, Bashkia Sarandë vlerëson mjekun Vasil Llajo, themelues i Intermedica

6 Mars 2023, 15:51| Përditesimi: 6 Mars 2023, 15:55

  • Share

SARANDË-Themeluesi i "Intermedica’’, doktor Vasil Llajo, është nderuar me një certifikatë mirënjohjeje nga Bashkia e Sarandës. Llajo ka dhënë një kontribut të çmuar në rinovimin e muzeut të gjimnazit “Hasan Tahsini” në Sarandë, qytetin e tij të lindjes.

“Për kontributin e dhënë në vlera monetare me destinacion realizimin e rinovimit tërësor të Muzeut të Gjimnazit “Hasan Tahsini” Sarandë”, thuhet në motivacionin e nderimit të doktor Vasil Llajos.

Kryetari i bashkisë së Sarandës Adrian Gurma ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë, duke folur në emër të të gjithë brezave të gjimnazit të qytetit.

“Keni mirënjohjen time dhe të të gjithë brezave të nxënësve e mësuesve të kësaj shkolle, me histori 63-vjeçare, që falë jush, memorizohet në këtë Muze, i cili është pjesë e shndritshme e kujtesës së qytetit të Sarandës”, thuhet në Certifikatën e Vlerësimit të kryebashkiakut.

Vetë themeluesi i "Intermedica’’, doktor Vasil Llajo asnjëherë nuk e ka fshehur lidhjen e tij të ngushtë me qytetin e lindjes dhe dashurinë që ka për të.

Në një intervistë të dhënë në Report Tv disa muaj më parë ai thoshte se “qyteti i Sarandës më ka latuar si individ, vetë struktura arsimore e këtij qyteti ka qenë në nivele të larta dhe shkolla e mesme ishte ndër më të spikaturat në Republikë me shumë studentë ekselentë. Saranda ishte guri i themelit për mua”.

Certifikata e Mirënjohjes

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?