Lautaro Martinez

Rinovimi i Lautaros, objektivi madhor i Interit për muajt në vijim! Argjentinasi do të kërkojë rritje page

26 Shkurt, 17:38| Përditesimi: 26 Shkurt, 17:41

  • Share

Lautaro Martinez kërkon një rinovim kontrate me Interin. “El Toro” duket mjaft në formë këtë sezon teksa ka shënuar 22 gola në 23 paraqitje. Forma e tij po krahasohet me atë të Osimhen që vitin e kaluar doli kampion me Napolin.

Nigeriani shënoi 26 gola dhe Lautaro mund të ketë një sezon më mbresëlënës teksa ka ende ndeshje për të luajtur dhe numri i golave mund të rritet. Nga ana tjetër, Interi është +9 pikë në renditje larg nga vendi i dytë dhe po marshon i sigurt drejt titullit kampion.

Në këto kushte Lautaro do të kërkojë një kontratë të re me një pagë më të lartë. Për momentin, argjentinasi merr 7 milionë në sezon, por krahasuar me bomberat e tjerë të Serie A, paga e tij është më e ulët. Osimheni rinovoi pak kohë më parë për 10 milionë në sezon, ndërsa serbi i Juventusit, Dusan Vlahovic do të marrë sezonin e ardhshëm 12 milionë.

Lautaro nuk mund të mbetet prapa në këtë drejtim duke qenë dhe kapiteni i skuadrës kryesuese në Serie A. Rinovimi i tij do të jetë edhe objektivi i madh i klubit zikaltër, megjithatë duhet pritur deri në muajin maj kur do të merret vesh se kush do të jetë pronari i ardhshëm i Interit.  

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?