Rinisja e shkollës për maturantët, dezinfektohen ambientet dhe vendosen piketimet për distancimin fizik

12 Maj 2020, 11:01| Përditesimi: 12 Maj 2020, 11:05

  • Share

Bashkia e Tiranës ditët e fundit është angazhuar në dezinfektimin e shkollave në mënyrë që të jenë gati kur nxënësit të kthehen me 18 maj. Kryesisht bashkia ka bërë dezinfektimin e disa shkolave në periferi si “Shkolla e Mesme Farkë”, ”Shkolla e Mesme e Bashkuar Shëngjergj”, dhe shkolla e “Mesme të Bashkuar , Kasallë”.

Paralelisht me dezinfektimin, sipas bashkise, po vijon puna edhe për riparimet e ndryshme, për t’iu garantuar nxënësve kushte sa më të mira në shkollat e tyre.

Sakaq përveç dezinfektimit dhe riparimeve janë marrë masat edhe për të ruajtur distancimin social në këtë kohë epidemie. Punonjësit e Bashkisë kanë vijuar punën për të vendosur piketimet e nevojshme, në të cilat do të duhet të pozicionohen nxënësit për të qenë të sigurt.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gezimi: 15/05/2020 16:57

    DEZIFEKTONI dhe lokalet...//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?