Kronikë

Rinis vaksinimi me dozën e dytë Sinovac në Vlorë, epidemiologu Bashllari: Vonesa nuk sjell probleme! Qytetarët: S’kemi patur shqetësime nga doza e parë

25 Maj 2021, 15:57| Përditesimi: 25 Maj 2021, 16:25

  • Share

Pas mungesës disa ditore këtë të martë ka rinisur procesi i vaksinimit me dozën e dytë të vaksinës Sinovac në qytetin e Vlorës. Krahas aplikimit të dozës së 2 të sinovac, aktualisht në Pallatin e Sportit në Vlorë, kanë filluar dhe aplikimet e para të vaksinës ruse sputnik. Qytetarët tregojnë se ndihen të sigurtë dhe nuk kanë patur komplikacione nga marrja e dozës së parë.

 “Mua më mori në telefon, mjekja e lagjes e më tha që duhet të vesh ta bësh se të kanë kaluar ditët, sinovac”, u shpreh një i moshuar. 

“Kam ardhur për dozën e dytë Sinovac. Ka 3 ditë që më ka kaluar rradha. Nuk kam patur asnjë lloj problemi. Nuk ndiem dhibmje fare”, shprehet një qytetar tjetër.

“Kam një javë që më ka kaluar data. Po nuk kam patur asnjë shqetësim”, thotë një qytetar tjetër.

Vetë kryeepidemiologu Agron Bashllari konfirmon se vonesa e marrjes së dozës së dytë nuk sjell asnjë problem shëndetësor për qytetarët dhe se deri më tani nuk ka patur raste të refuzimit.  

 “Koha e ardhjes së vaksinës sinovac është brenda kushteve teknike, pra, afati i bërjes jo detyrimisht është 28 ditë. Praktikisht, vaksina po bëhet në afatin e duhur sikundër dhe vaksina tjetër Astra Zeneca që e presim  dhe ajo është brenda  të gjitha afateve të parashikuara, pra tekniksht deri në muajin e tretë. Njëkohësisht, kemi dhe një vaksinë tjetër që po aplikohet dhe ajo është vaksina ruse sputnik”, tha kryeepidemiologu Agron Bashllari.

Që prej nisjes së procesit të vaksinimit anti-Covid në Janar deri më sot janë aplikuar mbi 716 mijë vaksina të llojeve të ndryshme, ku prej tyre vetëm  në Vlorë, numri I vaksinave të kryera është 54 mijë e 500 .

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?