Rinis seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, ku fjalën e ka marrë përfaqësuesja e parlamentit. Ajo thekson se presidenti nuk ka asnjë tagër ligjor që të anulojë datën e zgjedhjeve e por vetëm të caktojë atë dhe se arsyet që e kanë shtyrë presidentin për të anuluar zgjedhjet nuk kanë natyrë kushtetuese.
“Presidenti ka tagër kushtetues të caktojë datën e zgjedhjeve por asnjë tagër dhe të drejtë të ndryshojë apo anulojë atë. Juristi i presidentit tha se një nga arsyet e anulimit ishte informacionet për protestën që do mbanin partitë politike, por këto rrethana nuk kanë natyre kushtetuese që të çonte presidentit në shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit”, tha përfaqësuesja e parlamentit.
Lajmi kryesor: