Rienergjizimi/ PS mbledh drejtuesit e qarqeve, mungon Rama! Analizë e punës në terren

16 Prill, 11:54| Përditesimi: 17 Prill, 07:27

  • Share

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi mblodhi sot pasdite drejtuesit politikë të qarqeve në kuadër të procesit të rienergjizimit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryesocialsiti Edi Rama nuk ishte i pranishëm. Në këtë takim u bë një analizë e punës në terren dhe drejtuesit e qarqeve raportuan mbi prioritetet e vendosura nga Rama për 50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin e qershorit.

Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.

Ky takim vjen ndërsa PS do t’i nënshtrohet një procesi për zgjedhjen e krerëve të degëve, ndërsa më 12 maj zgjidhen delegatët. Ndërsa në qershor mblidhet Kongresi i PS, organi më i lartë vendimmarrës në parti.  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/04/2024 03:17

    Si konferenca e PPSH ne 56',edhe atehere Enveri mungoi ne fillim,por u shfaq me vone kur pa qe situata po i dilte nga dora,Rama i ka kaq te bindur militantet e tij, sa nuk ka nevoje te vije!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?