Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Muhamet Shehu’ në Patos, hap dyert për 280 nxënës e mësues

12 Shkurt, 14:24| Përditesimi: 12 Shkurt, 14:26

  • Share

Një tjetër shkollë në vend ka përfunduar me procesin e rindërtimit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga shkolla 9-vjeçare “Muhamet Shehu” në Patos.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se tashmë kjo shkollë ka hapur dyert për 280 nxënës e mësues, ndërsa ofron kushte moderne.

“Mjediset e reja të shkollës 9-vjeçare “Muhamet Shehu” në Patos, e rilindur me të gjitha kushtet dhe standardet e nevojshme për 280 nxënësit dhe mësuesit e saj”, shkruan Rama.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?