Rindërtohen dy shtëpi në Zall Herr, Rama batuta me qytetarin: Mbaj gruan afër, se pa të je si shtëpia që të shembi tërmeti (VIDEO)

19 Janar 2021, 17:42| Përditesimi: 19 Janar 2021, 20:10

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në dorëzimin e çelësave të dy shtëpive në Zall Herr të Tiranës, të cilat janë rindërtuar nga e para pasi u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Rama ishte i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Rama tha se nga 10 023 familje që ishin në çadra në shkurt 2020 sot janë vetëm 865 familje, numri i të cilëve vijon të ulet çdo ditë, pasi po futen në banesat e tyre të reja. Rama tha se këto familje që janë ende në çadra marrin bonus qiraje, por zgjedhin të qëndrojnë pranë tokave të tyre të cilat i punojnë dhe kujdesen për gjënë  e gjallë.

“Shkurtin e kaluar ishin në çadra 10.023 familje sot janë 865 dhe pakësohen javë pas jave - ashtu si mijëra të tjerë që presin të kthehen në apartamentet e reja edhe këto 865 familje marrin çdo muaj bonusin e qerasë, por kanë zgjedhur të qëndrojnë pranë truallit të shtëpisë së prishur në fshat, për arsye të punës me tokën, të kujdesit për gjënë e gjallë apo thjesht për zgjedhjen e tyre”, tha Rama

Kryeministri tha se është i lumtur që shtëpitë u rindërtuan me kushte edhe më të mira nga sa ishin më parë., ndërsa nuk kurseu batutat me familjarët që morën çelësat e shtëpive të reja.

“Kënaqësi që mundëm të krijonim kushte shumë më të mira nga sa ishin më parë për familjet e prekura nga tërmeti. Gëzim gruan mbaje mirë se pa të je si shtëpia që të shembi tërmeti. Ata që i marrin të gjitha për një ditë, i humbin të gjitha për një natë”, tha Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se për të gjithë këta banorë në verë pritet të jetë gati edhe rruga e re. Ndërsa ministri Ahmetaj tha se deri në maj pritet të kenë përfunduar 1600 banesa individuale ndërkohë që me bllokun e dytë numri i banesave që do rindërtohen pritet të arrijë në 5500 njësi individuale. Aktualisht në Zall-Herr kanë përfunduar 52 shtëpi, ndërsa po ringrihen edhe 76 banesa të tjera, si dhe një lagje e re me 49 banesa kolektive për ata që humbën shtëpinë nga tërmeti i një viti më parë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 20/01/2021 07:33

    Ke te drejte o RAMA PO GRATE NE BURRAT JEMI TE MBARUAR....

    Përgjigju
  • fred: 19/01/2021 21:00

    ky esht i cmedur fare, te gjithe e dine qe ty te komandon gruaja sepse ka lidhje me sorosin, por jo te gjithe jan si ty o dhjeraman

    Përgjigju
  • Mento: 19/01/2021 19:39

    10 000 familje, kater persona ne tavoline = 40 000 birra!!! E ardhmja e Shqiperise larg mentalitetit otomano-sovjetik eshte e zymte. Eshte turp kur sot ne 2021 ende zyrtaret shkojne e gjoja vizitojne qytetaret per nderin e madh qe u kan bere. Dhe sigurisht duke nenkuptuar voten. Turp.

    Përgjigju
    • JamKushJam: 19/01/2021 20:17

      Mos u shqeteso o Meto, se do u sulet Mona me Lulin dhe do i shajne qe bejne propogande me ndertimin!!!!

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?