Rindërtimi/ Tatimet: Autorizohen 34 kompani për të mos paguar TVSH

30 Korrik 2020, 17:17| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 19:05

  • Share

Deri më tani janë 34 kompani që janë autorizuar nga drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për të marrë pjesë në procesin e rindërtimit dhe që nuk do të paguajnë TVSH-në për furnizimin me mallra e shërbime për qëllime të procesit  të rindërtimit.

Me vendim të qeverisë më herët është bërë e mundur që të gjitha kompanitë që do të marrin pjesë në procesin e rindërtimit, ndërtimit dhe riparimit të ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe TVSH-ja. Tashmë të gjitha subjektet e autorizuara për të marrë pjesë në këtë proces nuk do të paguajnë vlerën që iu takon për këto dy taksa.

Aktualisht sa i takon rindërtimit po punohet për riparimet e dëmeve, si dhe fillimin e punimeve për banesat individuale. Për këtë proces nga buxheti i shtetit me ndryshimin e fundit do të jepen 34 miliardë lekë, ndërkaq po punohet edhe për përfitimin e donacioneve të premtuara nga ndërkombëtarët.

Lista e kompanive të autorizuara për procesin e rindërtimit

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?