Qendra e re Komunitare në Thumanë

Rindërtimi, Rama publikon fotot nga Thumana: Rilindje pas pasojave të tërmetit! Hodhi shtat qendra e re komunitare

23 Dhjetor 2022, 08:13| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 08:15

  • Share

Tërmeti i vitit 2019 i cili la gjurmë në shumë çka, dha mundësinë të evidentojmë “rilindjen” e shumë vendeve që patën dëme të mëdha materiale. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga Thumana, tashmë e rilindur prej rrënojave të tërmetit ku karshi shtëpive të rindërtuara, kreu i qeverisë shkruan se po “rritet” qendra e re komunitare. Nisur edhe nga pamjet por edhe nga ajo çka shkruan përbri kryesocialisti, qendra e re komunitare do jetë e pajisur me hapësirë për bibliotekë, aktivitete kulturore e artistike, trajnime, shërbime publike e postare.

“MIRËMËNGJES

dhe nga Thumana e rilindur, ku mbi rrënojat e tërmetit krahas shtëpive të rindërtuara, ka hedhur shtat edhe Qendra e Re Komunitare me hapësira për bibliotekën, aktivitetet kulturore e artistike, trajnimet profesionale, shërbimet publike, shëndetësore e postare, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 23/12/2022 18:17

    Xhevairi i qeverise, Rama eshte rilindja urbane dhe rurale.Rindertimi sidomos ne cdo rajon eshte eksperienca dhe modeli me i bukur arkitekturor se si duhet te jene qendrat urbane te se ardhmes.Shume moderne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?