Politikë

Rindërtimi, Rama në Bubq: Në fund të kësaj vere përfundojnë punimet! 120 familje do të kenë apartamente të reja në 7 pallate dhe 75 banesa individuale

21 Maj 2021, 14:08| Përditesimi: 21 Maj 2021, 17:37

  • Share

Në fund të kësaj vere, në Bubq janë 120 familje që do të kenë apartamente të reja në 7 pallate dhe 75 banesa individuale. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme. I pranishëm në inspektimin e punimeve, i shoqëruar edhe nga Ministri Arben Ahmetaj, Rama bëri edhe një batutë, ku tha se rezidencat duhet  t'i ngjajnë rezidencave të të pasurve "por për njerëzit e varfër".

Kur të fusim njerëzit, të jetë e mbyllur çdo gjë. Kjo duhet bërë rezidenca e atyre oligarkëve, por për njerëzit e thjeshtë, meqë u ka mbetur goja, rezidencë si e të pasurve, por për njerëzit e varfër, kjo është”, tha Rama.

Ahmetaj tha se pallatet dorëzohen më 25 qershor, ndërsa për shtëpitë individuale duhen edhe rreth 40-50 ditë punime.

"Për shtëpitë individuale kemi rreth 40-50 ditë punë, ndërsa pallatet dorëzohen më 25 qershor. Më pas do vazhdojë puna për infrastrukturën", tha ai.

Puna për infrastrukturën do të vijojë me ambiente e përbashkëta dhe gjelbërimin, ndërsa punimet për shkollën e re vijon me rifiniturat dhe instalimet. Lagjet e reja në Thumanë, Fushë-Kruja dhe Bubq, sipas ministrit Ahmetaj, do të jenë modele urbane, kombinim i arkitekturës dhe hapësirave publike. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?