Rindërtimi/ Rama në Kashar: Ata që nuk kanë bërë punë në jetë i dinë se bëhen gjërat shpejt

16 Tetor 2020, 14:29| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 19:01

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka qenë në një vizitë në Kashar tek familjet e Myrteza Hykës dhe Selman Alukut, të cilët morën shtëpitë e reja të rindërtuara pas tërmetit.

Gjatë bisedës me qytetërt, Rama ka lëshuar disa batuta me një nga zonjat e shtëpisë.

"Nuk e kemi besuar se do na bëhej shtëpia. U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë humbur shtëpitë të bëjnë durim, mos të bien pre e mashtrimeve që dalin në televizor, por të mbajnë shpresë te qeveria", tha nënë Sudja.

"Mos na e kujto televizorin se na morën në qafë na morën, e luajtën mendsh këtë milet", iu përgjigj Rama.

Ndërkohë që tek familja e dytë, Rama dha një përgjigje për të gjithë ata që e mendojnë procesin e rindërtimit si të vonuar.

 “Ata që nuk kanë bërë punë në jetë i dinë se bëhen gjërat shpejt”, ka deklaruar Rama.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?