Rindërtimi/ Qytetarët protestë përpara Bashkisë së Tiranës, kërkojnë drejtësi! Të pranishëm edhe banorët e '5 majit'

24 Gusht 2022, 19:22| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 20:31

  • Share

TIRANË- Qytetarët e Tiranës janë duke zhvilluar një protestë përpara Bashkisë së kryeqytetit sa i përket shembjes së banesave të kualifikimit urban si dhe planit të rindërtimit të 2019.

Deri më tani në protestën para bashkisë ndodhen banorët e 5 majit, zonës së Laprakës, Lanës, Kombinatit, Kodrës së Priftit dhe Babrrusë.

Protesta e qytetarëve të Tiranës është diçka e përsëritur. Prej muajsh banorët e lagjes ‘5 maji’ kryesisht me pankarta në duar dhe me Nënë Lizën në krye, që u shndërrua simbol i protestës, kanë kërkuar takime me deputetët duke theksuar se nuk do të firmosin asnjë marrëveshje pa pasur një dëgjesë publike që t'u tregojë me saktësi se kur do t'i jepen në dorë çelësat e shtëpisë së re.

Kjo protestë vjen pas shembjes së 7 banesave te '5 Maji' në 19 janar. Në total, u prekën 430 banesa nga projekti i rindërtimit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?