Kronikë

Rindërtimi në Vaqarr, Rama: Shëmbëlltyrë kuptimplotë e solidaritetit shqiptar! 20 shtëpi në një lagje moderne janë thuajse gati

2 Gusht 2021, 11:21| Përditesimi: 2 Gusht 2021, 11:23

  • Share

TIRANË-Përmes një videoje në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ka publikuar pamje nga lagjja e re në Vaqarr me shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti, lagje e cila po ndërtohet me kontributin e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, i cili mblodhi kontributin e shqiptarëve.

Ndërkohë që Qeveria shqiptare investoi për infrastrukturën, qendrën komunitare, shkollën e njësinë administrative.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë shëmbëlltyrë kuptimplotë të solidaritetit shqiptar e të bashkëpunimit me ‘Fundjavën Ndryshe’, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Në kantierin e rindërtimit në Vaqar punimet kanë ecur me ritme të larta. 20 banesa të Vaqarrit janë ndërtuar me kontributin e fondacionit “Fundjavë ndryshe” dhe do t’u dorëzohen të mobiluara banorëve.

Lagjes më të re në kryeqytet, që është vetëm 1.5 km larg nga Kombinati, do t’i mundësohet edhe transporti publik, duke shtuar një stacion për linjën e Kombinatit si dhe lehtësira të tjera për fëmijët dhe të rriturit që do të jetojnë aty.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?