Rindërtimi në Thumanë, Ahmetaj: Po ndërtohen 14 pallate, 13 nga buxheti i shtetit dhe 1 nga donatorët! Rama: Do bëhet një zonë me vlera të mëdha (VIDEO)

2 Shkurt 2021, 16:53| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 17:31

  • Share

Kryeministri Edi Rama sëbashku me ministrin e rindërtimit Arben Ahmetaj kanë inspektuar punimet që po vijojnë në kantierin e Thumanës për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ahmetaj u shpreh se ky proces është ndarë në 4 projekte madhore, ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore, pallatet, banesat individuale dhe shkollën.

Ai tha se po ndërtohen 155 njësi individuale, 14 pallate ku 13 prej të cilave financohen nga buxheti i shtetit dhe 1 tjetër nga një donator i huaj.

"Këtu jemi në kantierin e Thumanës, Bashkia e Krujës e ndarë në 4 programe. Programi i infrastrukturës nëntokës, njësive individuale ku janë 155 njësi individuale që po ndërtohen, kemi programin e shkollës, kemi dhe pallatet ku anë 14 pallate, 278 apartamente, 13 ndërtohen nga buxheti i shtetit dhe vetëm 1 nga donatorët. Kemi një ndërtesë që do jetë për administratën e Bashkisë. 32.600 familje që përfitojnë nga plani i rindërtimit" - tha Ahmetaj.

Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh se kjo do të bëhet një njësi e cila do të japë një shembull se si duhet zhvilluar më tutje. Ai tha se opozita nuk ka asnjë plan për rindërtimin.

"Këtu toka ishte e paqëndrueshme, ku godinat ishin një tmerr. Jeta ishte tejet e komplikuar, këtu bëhet një zonë që ka vlera të mëdha për të ardhmen e njësisë Thumanë pasi krijon një prioritet të ri dhe jep një shembull se si duhet zhvilluar më tutje. Ata (opozita) s'kanë asnjë plan për rindërtimin" - tha Rama.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sula: 02/02/2021 17:37

    Akoma me Arben Ahmetajn mbeta mor Ramadan .Ai eshte i pa afte komplet . Mos te ka bo magji qe e mban

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?