Rindërtimi në Lezhë, Ndreu: Brenda javës nis shembja e ndërtesave! Do realizohen 9 projekte

15 Nëntor 2020, 10:32| Përditesimi: 15 Nëntor 2020, 10:45

  • Share

LEZHË - Brenda javës që vjen në Lezhë do të nisë shembja e të gjitha pallateve dhe objekteve të tjera të shpallura të pabanueshme që u dëmtuan nga tërmeti i vitit që shkoi për t'i hapur rrugë rindërtimit.

Kryebashkiaku i Lezhës zbuloi projektin dhe vlerën e tij

"7 projekte do të implementohen menjëherë dhe që kanë të bëjnë me shembjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti. Investimi pritet të fillojë shumë shpejt dhe do të na hajë një kohë të gjatë. Qyteti do kalojë në një sistem kaosi përsa i përket punës. Kemi përcaktuar dhe vendparkimet duke iu drejtuar disa privatëve pa pagesë. I kemi kërkuar banorëve që të na japin targat e makinave për t'i regjistruar në parkinget pa lekë deri në fund të punimeve" - thotë Ndreu.

Qytetati i Lëzhës dhe 4 rrethinat ishin një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?