Rindërtimi në Fushë-Krujë, Rama: Puna ka ecur shpejt, 45% e infrastrukturës është kryer 

28 Korrik 2020, 20:45| Përditesimi: 28 Korrik 2020, 20:56

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Fushë-Krujë, e vendosur në 10 hektarë tokë ku do të ndërtohen banesat individuale dhe kolektive të familjeve të cilat u dëmtuan nga tërmeti.

45% e punës së infrastrukturës rrugore dhe nëntokësore në këtë lagje ka përfunduar, ndërsa për 4-5 javë në këtë lagje fillojnë dhe ndërtimet e banesave individuale. Rama tha se në Fushë Krujë puna ka ecur më shpejt pasi nuk ka probleme me prona private si në Laç, Thumanë e Bubq.

"Kanë punuar holandezët me grupin shqiptar. Ajo që në fillim kur ra tërmeti, çoi mesazhe tha jam e gatshme të kontribuoj pa asnjë kërkesë. Shih si është, krejt botë tjetër. Këto të tjerat janë godina të përbashkëta. Shumë e rëndësishme të nënvizohet se ka qenë më e shpejtë pasi nuk kemi pasur probleme me prona private në mes. Këto na kanë zgjatur procesin në Laç, Thumanë e Bubq", tha Rama.
Ministri për Rindërtimin, Ahmetaj tha se do të ndërtohen 128 shtëpi dhe 145 familje do strehon në pallate dhe pallatet do të jenë 4-katëshe

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?