Kronikë

Rindërtimi në Bubq, Rama publikon pamjet: Qendra e re urbane gati në vjeshtë

17 Gusht 2021, 20:26| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 20:33

  • Share

Pas shkatërrimit nga tërmeti tragjik i 26 nëntor, familjet në Bubq do të futen brenda vjeshtës në banesat e reja. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga rindërtimi në këtë zonë ku duket se banesat janë pothuajse drejt fundit.

Në zonën e Bubqit do të përfitojnë banesa 150 familje, ku disa prej tyre do të vendosen në 7 pallate dhe pjesa tjetër në 78 shtëpi individuale.

“Vijon puna për qendrën e re urbane e cila do të jetë gati në vjeshtë, me 7 pallate, 78 shtëpi individuale, shkollën dhe qendrën administrative”, shkruan Rama.

Bubi ka qenë një ndër zonat në të prekura nga tërmeti. Në këtë qendër urbane do të ketë edhe një shkollë, një qendër administrative si edhe një qendër shëndetësore, Në shkollën që po rindërtohet do të mësojnë rreth 360 nxënës, ndërsa shkolla është projektuar me 14 klasa, 5 ambiente laboratorike dhe një palestër moderne.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bubqi: 17/08/2021 19:02

    Pse nuk thotë asnjë media që pronarve që ju prishi shtëpinë dhe ju mori tokën nuk kanë marr asnjë lek kompesim. E vodhi pa ligj dhe kompesimin që deklaroi nuk ju a jep. Të rroftë fb z. Kryeministër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?