VIDEO/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 3 ekspertët rindërtojnë skenën e krimit në Elbasan

27 Mars, 09:46| Përditesimi: 27 Mars, 14:29

  • Share

ELBASAN- Në Elbasan u rindërtua skema e vrasjes së Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021. Policia e Elbasanit që prej mbrëmjes së djeshme rrethoi me shirit rrugën në lagjen ‘5 maji’ në Elbasan, ku ndodhi edhe ngjarja. Report Tv sjell edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ekspertët duken teksa rindërtojnë skenën e krimit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit

Arjan Hakon, ekspert i Institutit të Policisë Shkencore dhe 2 ekspertët e pavarur, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes, distancën dhe pozicionet nga është qëlluar.

Apeli vendosi që të kryhet eksperimenti hetimor, pas kërkesës së Paplekaj për rikualifikim të veprës penale, nga vrasje me dashje në vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike. Ai u dënua me 22 vite burg nga shkalla e parë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës.

Për vrasjen e Xhuvanit, u dënuan me 1 vit shërbim prove dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Po ashtu dënim me nga 16 muaj shërbim prove u vendos edhe për 6 efektivët e “Shqiponjave” Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arber: 27/03/2024 22:08

    Respekt per Djalin kampion si Arber Papleka, E din i madh e i vogel qe ishte vetmbrojtje Dhe i shkuan me arme ne dore per ti rrahur e per ti vrare, Bandat e elbasanit , dhe per fat ishte Arberi i trajnuar Qe u vetmbrojt se do ishte ne dhe sot ishte harru Dhe ato plerat si gjithmone te qete.

    Përgjigju
  • Ledina: 27/03/2024 15:37

    Arber Paplekaj duhet te deshmoje se kush e udhezoi per te vrare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?