Ukrainë

Rindërtimi i ekonomisë ukrainase! Konferenca e ndërkombëtarëve në Londër fillon me 3 miliardë dollarë nga Mbretëria e Bashkuar

21 Qershor 2023, 11:13| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 11:16

  • Share

Zyrtarë nga vende të ndryshme të botës dhe qindra krerë të kompanive të mëdha botërore, do të takohen në Konferencën e dytë Ndërkombëtare për Rindërtimin e Ukrainës.

Konferenca, e cila pritet të mbahet në Londër, do të bëjë bashkë përfaqësuesit e shteteve dhe kompanive të ndryshme, të cilët do të dëgjojnë bashkëpritësit, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, mbi problematikat e ekonomisë ukrainase.

Rindërtimi i ekonomisë ukrainase është po aq i rëndësishëm sa strategjia ushtarake, ndonëse vendi u shkatërrua nga lufta, e cila i shkaktoi pasoja të pafundme në ekonomi, Ukraina  ka potencialin për të kthyer shumë nga asetet e saj në mundësi ekonomike, por për këtë duhet padyshim edhe ndihma e shteteve t tjera.

Për këtë arsye Sunak ka vendosur të shpallë 3 miliardë dollarë garanci kredie të Bankës Botërore, për të ndihmuar Ukrainën në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe për të marrë iniciativën në nxitjen e shteteve për të ndihmuar në rindërtimin e ekonomisë.

Për këtë Zelenskyy ka falenderuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe popullin për mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës që nga fillimi i pushtimit nga Rusia në shkurt 2022.

Zyrtarë ndërkombëtarë nga më shumë se 60 vende të botës dhe qindra drejtues të kompanive të mëdha botërore do të takohen në Londër të Britanisë së Madhe, janë mbledhur me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët për Ukrainën, që i duhet 14 miliardë dollarë nga donatorët ndërkombëtarë për të kaluar këtë vit.

Pavarësisht vështirësive që po vuajnë shumë ekonomi në mbarë botën si rezultat i luftës në Ukrainë, shpresohet të arrihet financim i afërt, për pos problematikave që lidhen me bujqësinë, e cila është një burim vendimtar i të ardhurave për Ukrainën.

Megjithatë, ai zbuloi gjithashtu se 63% e kompanive synojnë të investojnë në projekte, impiante ose objekte të reja dhe 74% duan të krijojnë vende pune për ukrainasit në projektet ekzistuese.

Takimi dy-ditor i drejtuesve të biznesit dhe politikanëve do të shqyrtojë gjithashtu nëse një skemë sigurimi lufte mund të vendoset për të inkurajuar disa nga investimet e sektorit privat që Banka Botërore thotë se janë jetike për rindërtimin e ekonomisë.

Ndërsa kompanitë e mëdha duke përfshirë Coca-Cola, Mondelez dhe Unilever kanë parë ndërtesat e tyre të dëmtuara, disa tashmë kanë filluar të kontribuojnë për rindërtimin në Ukrainë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?