Ministrja Bora Muzhaqi me të rinjtë

‘RinCamp’, 100 të rinj mblidhen në Dhërmi, ministrja Muzhaqi: Të zgjerojnë horizontet dhe të socializohen me njëri-tjetrin

1 Shtator 2023, 17:07| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 20:10

  • Share

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë dhe UNICEF Albania e World Vision Albania, partnerë dhe kontribuues në përmbushjen e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029, ditën e djeshme kanë filluar “RinCamp 2023” në Dhërmi.

Ministrja Muzhaqi theksoi se qëllimi i kampit është të ndihmojë të rinjtë të zgjerojnë horizontet e tyre, të zhvillojnë aftësi të reja, si dhe të socializohen me njëri-tjetrin.

Për disa ditë ishte i hapur njoftimi për t’u bërë pjesë e “RinCamp”, të cilit i janë bashkuar rreth 100 të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në ditën e parë të “RinCamp” Edina Kozma, zëvendës përfaqësuese e UNICEF Albania dhe Eljona Elmazi, drejtoreshë ekzekutive e Ëorld Vision Albania, u ndalën në politikat që zbatojnë organizatat në raport me të rinjtë dhe në bashkëpunim me MSHRF dhe AKR. Në panelin e dytë ishin të ftuar personalitete nga sektori bankar për të folur rreth edukimit financiar të të rinjve dhe parasë digjitale, Alqi Kushi, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Rinisë; Spiro Brumbulli - Sekretar i Përgjithshëm, Shoqata Shqiptare e Bankave; Z. Albert Shehu - Drejtues i Departamentit të Kredive Hipotekore dhe Financimit të Konsumatorit në BKT; Z. Luiner Koxhoni - Drejtor i Rrjetit të Degëve të Tirana Bank dhe Znj. Emila Cangu - Drejtoresha Rajonale e Distriktit Jugor të Raiffeisen Bank.

Në ditën e dytë të “RinCamp”, me të ftuar kryesorë Olta Manjani, Zv. Ministre e Financave dhe Ekonomisë; Vilma Bello, Zv. Ministre e Turizmit dhe Mjedisit; Olti Caci, Kryetari i Bashkisë Sarandë dhe Ermal Dredha, Kryetari i Bashkisë Vlorë për të folur rreth tranzicionit në tregun e punës dhe punët e të ardhmes, në një bashkëbisedim tepër miqësor rreth planeve surprizë që zëvendësministrat dhe kryetarët e bashkive do të zbatojnë që të rinjtë të kenë akses në edukimin profesional, me standardet europiane, për fuqizimin e të rinjve dhe të rejave, me fokus të veçantë te të rinjtë në situatë vulnerabël, për zhvillimin e turizmit edhe përgjatë dimrit, paneli u përball me pyetje nga të rinjtë energjikë dhe kuriozë për ecurinë e zhvillimit të vendit të tyre.

Në dy ditët e ardhshme, “RinCamp” do të vijojë me agjendën e paracaktuar të mbushur me trajnime dhe aktivitete argëtuese për të rinjtë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledina: 04/09/2023 22:22

    "Ministria e Rinise" eshte nje shpikje e deshtuar e Edi Rames, ne nje kohe kur Shqiperia ka nevoje urgjente per Ministri te Industrise Ushqimore, Industrise se Transportit, Industrise se Rende dhe Energjetike etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?