Foto ilustruese

Rinas/ 47-vjeçari anglez vjedh çantën e një personi në aeroport, kapet nga Policia

8 Tetor 2022, 17:21| Përditesimi: 8 Tetor 2022, 18:21

  • Share

TIRANË- Një 47-vjeçar nga Anglia është vënë nën hetim pasi vodhi çantën e dorës të një personi në Rinas. Pas njoftimit, u kryen kontrolle në aeroport ku më pas u bë e mundur kapja e tij , ku iu gjet dhe çanta e dorës në të cilën ndodheshin sendet personale të personit të cilit ai ia kishte vjedhur.  47-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.

Po ashtu, 2 persona janë vënë nën hetim pasi tentuan të kalonin në pikën kufitare të Rinasit duke paraqitur dokumente të falsifikuara. Gjatë kontrollit të bagazheve të tyre u gjetën edhe dokumente të tjera të falsifikuara.

Personat të cilët janë vënë nën hetim janë: një 49-vjeçar me iniciale Xh. J., nga Suhareka e Kosovës  dhe një 38-vjeçar me iniciale K.R, nga Lushnja Ata akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?