Foto ilustruese

Rimbursimi i gjobave për ata që shkelën lejen e qëndrimit jashtë vendit, pritet t’i kushtojë buxhetit 26 milionë lekë (DOKUMENTI)

19 Qershor 2020, 10:09| Përditesimi: 19 Qershor 2020, 14:58

  • Share

TIRANË- 26 milionë lekë të reja është fondi i përcaktuar nga shteti për rimbursimin e gjobave që kanë marrë shtetasit shqiptarë jashtë vendit për shkelje të afatit të lejes së qëndrimit.

Përfitues të rimbursimit do të jenë të gjithë ata qytetar që kanë marrë gjobën nga data 10 mars deri më 1 qershor 2020, të cilët kanë mbetur jashtë vendit si pasojë e mbylljes së kufijve për shkak të përhapjes së COVID-19. 

Efekti financiar prej 26 milionë lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2020, dhe ky fond tashmë i ka kaluar Ministrisë së Financave, në zërin e shpenzimeve operative.

Të gjithë shtetasit shqiptarë duhet të aplikojnë pranë Drejtorisë së Tatimeve, pranë së cilës duhet të dorëzojnë disa dokumente, që vërteton marrjen e gjobës, si dhe kryerjen e pagesës të dhënat individuale të llogarisë bankare, emrin e bankës dhe IBAN, si dhe një numër kontakti personal.

Dhe pasi pranë Tatimeve depozitohet arkëtimi që vërteton pagesën e gjobës, kryen rimbursimin e gjobës në të njëjtën masë  në llogarinë bankare të përcaktuar nga individi përfitues.

Në rast dyshimi apo konstatimi të një parregullsie në dokumentet e paraqitura për rimbursim të gjobës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon informacion në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrinë e Brendshme.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?