Rimbëkëmbja ekonomike, ç’pritet nga viti 2023? Hapja e Kinës, shihet me skepticizëm nga specialistët

1 Janar 2023, 15:50| Përditesimi: 1 Janar 2023, 15:59

  • Share

Ekonomia globale kishte një vit të vështirë në 2022-shin, por si do të jetë viti 2023?

Ndërsa lamë pas Coronavirusin që solli ndryshime të mëdha në ekonominë botërore, sot, shumë vende të botës, po ndikohen prej luftës në Ukrainë dhe inflacionit që ajo shkakton.

Sipas ekspertëve, edhe viti 2023 pritet të jetë me ujëra të trazuara. Lufta në Ukrainë do të vijojë të turbullojë tregjet e ushqimit dhe energjisë, ndërkohë që rritja e normave të interesit kërcënon të mbysë rimëkëmbjen ende të brishtë pas pandemisë.

Për disa ekspertë të tjerë, rihapja e Kinës, pas tre vitesh kufizimesh të rrepta pandemike ofron një nxitje të besimit për rimëkëmbje globale.

Sipas ekonomistëve, inflacioni pritet të bjerë globalisht në vitin 2023, por megjithatë, në krahasim me vitet e shkuara do të mbetet jashtëzakonisht i lartë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar se inflacioni global do të arrijë në 6.5 për qind vitin e ardhshëm, nga 8.8 për qind në 2022.

Energjia dhe lëndët e para do të mbeten të shtrenjta për disa kohë, ndërkohë që tranzicioni i gjelbër për të luftuar kërcënimin më të madh të njerëzimit, ngrohjen globale, pritet të ndikojë gjithashtu te inflacioni.

Ndërsa rritja e çmimeve pritet të lehtësohet në vitin 2023, rritja ekonomike është e sigurt që do të ngadalësohet ndjeshëm. FMN-ja ka vlerësuar se ekonomia globale do të rritet vetëm 2.7%  në 2023 , nga 3.2% 2022.

Por për shumë ekonomistë të tjerë, rihapja e ekonomisë së dytë më të madhe në botë, Kinës, duhet të injektojë një vrull të ri në rimëkëmbjen globale.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?