Rilindja, pas Tepelenës një tjetër
palestër me ngjyrat e Ramës

25 Nëntor 2017, 15:02| Përditesimi:

  • Share
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar sot një album fotografik nga inspektimi i tij i djeshëm në bashkitë e Lushnjes dhe të Divjakës, ku sipas kreut të qeverisë “Rilindja Urbane po vijon me transformimin spektakolar të infrastrukturës arsimore, duke siguruar në të gjitha shkollat e zonës shërbime dhe kushte të standardeve më të mira bashkëkohore në funksion të nxënësve, mësuesve, por edhe komuniteteve”.

I shoqëruar nga kryebashkiakët përkatës, por edhe nga deputeti i zonës Erjon Braçe por edhe nga ministrja e Arsimit LIndita Nikolla, ministri i financave Arben Ahmetaj dhe ai i Bujqësisë Niko Peleshi, Rama përfitoi nga nisja e aksionit 6-mujor të pastrimit të Shqipëirsë për të vizituar edhe shkollat në fjalë.

Fotot e mëposhtme tregojnë transformimin e tyre.

Në mënyrë te veçantë bien në sy ngjyrat e palestrës së re të shkollës në Lushnje, shumë të ngjashme me ngjyrat e ndezura të pikturave personale të kryeministrit, dhe të përdorura në posetrat dhe sloganet e fushatava elektorale të Partisë Socialiste në të kaluarën.

Pak kohë më parë u diskutua shumë fakti që kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi i kishte kushtuar një pikturë Ramës si basketbollist brenda palestrës së një gjimnazi të këtij qyteti.

Por duket se lidhja e Ramës me ngjyrat dhe pikturat e projektit të Rilindjes urbane apo arsimore, vazhdon të jetë e ngushtë.

[gallery]24862[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?