Rilindasi/ Konica dhe enigma
e pseudonimit De Casseres

7 Shkurt 2016, 08:08| Përditesimi:

  • Share
TIRANËFletore koniciane, nr.15 – Ese.  Për Moikom Z. Një enigmë e veçantë që shoqëron jetën e Faik Konicës në vitet e para të vendosjes së tij në SHBA (pas 1909) dhe që ka intriguar mjaft studiues, ka të bëjë drejtpërdrejt me një pohim të thjeshtë të poetit të madh Gijom Apoliner kur portretizon mikun e tij shqiptar, më 1 maj 1912: "I shkrova [Faik Konicës] në Saint-Louis, por nuk mora kurrfarë përgjigje. Dhe veç kur ditët e fundit, një letër e ardhur nga Çikagoja më kujtoi shqiptarin tim. E dërgonte njëfarë Benjamin DeCasseres (në një fjalë të vetme me dy shkronja të mëdha).

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?