Futbollistët e kombëtares

Rikuprohet Broja, por fundjava bën me dhimbje koke Sylvinho-n! Dëmtohen dy futbollistë të kombëtares

25 Shtator 2023, 11:11| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 11:13

  • Share

Lajmi më i mirë për kombëtaren këtë fundjavë ishte rikthimi i Armando Brojës në fushë pas 9 muajsh, por gjithsesi ka patur edhe dëmtime legjionarësh.

Ardian Ismajli ishte protagonist absolut i Empolit të dielën kundër Interit, duke i mohuar disa herë golin zikaltërve teksa ishte në fushë. Mirëpo në minutën e 51 ai u largua për shkak dëmtimi dhe më pas erdhi edhe goli i Interit. Ky është një lajm i keq dhe për Kombëtaren kuqezi, që tashmë pret ekzaminimet e mëtejshme për të parë nëse dëmtimi i qendërmbrojtësit është i rëndë dhe nëse do të ndikojë te pjesëmarrja e tij kundër Republikës Çeke.

Po për këtë ndeshje kaq të rëndësishme rrezikon edhe Sokol Cikalleshi. Sulmuesi kuqezi u dëmtua javën e kalur dhe në raportin e publikuar së fundmi nga klubi turk i Koniasporit, bëhet me dije se kavajasi rrezikon të mungojë 2-3 javë. Përveçse rrezikon të mos rikuperohet edhe nëse ia del forma do jetë në pikëpyetje.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?