Armando Broja në stërvitje

Rikthimi në Kombëtare, Armando Broja: I lumtur që jam këtu

20 Mars, 17:05| Përditesimi: 20 Mars, 17:07

  • Share

Armando Broja është i lumtur për rikthimin si pjesë e ekipit kombëtar të futbollit. Sulmuesi i Chelsea po luan në huazim te Fulham dhe ende nuk e ka fituar një vend titullari në ekipin e ri, kjo edhe për shkak të rivalitetit.

22-vjeçari ka lënë pas dëmtimin që e mbajti jashtë për një vit dhe duket i fokusuar me ekipin kombëtar, duke qenë për herë të parë në kushte optimale nën urdhërat e Sylvinhos.

Broja ka reaguar edhe në kanalet e komunikimit, ku nuk e fsheh kënaqësinë që sërish është pjesë e grupit dhe i gatshëm për dy miqësoret e marsit, kundër Kilit dhe Suedisë.

"Ndihem mirë që jam kthyer", shkruan Broja në Instagram, duke shoqëruar postimin me foto nga grumbullimi në Tiranë.

Postimi i Brojës

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?