Rikthimi në auditore, studentet: Veprim i nxituar, kemi frikë se ka ende raste me COVID-19

2 Maj 2020, 22:57| Përditesimi: 3 Maj 2020, 09:08

  • Share

Ministria e Arsimit vendosi që studentët që diplomohen të kthehen në auditore gjatë muajit qershor.

Por si e kanë pritur këtë vendim vet studentët? Për Report Tv, dy studente të gazetarisë, viti i dytë master, tregojnë se ndihen të rrezikuara që të rikthehen në auditore ndërkohë që ende vijojnë të konfirmohen raste me Covid-19.

Rovena Bogdani, studente e Gazetarisë dhe Komunikimit, viti i dytë master në Universitetin e Tiranës është shprehur se mësimi online po ecën mirë përmes dy platformave si Google Meet dhe Google Clasroom, por ka vështirësi në lidhje me mungesën e internetit.

"Lidhur me rikthimin e studentëve në universitete, mendoj se do të paraqiste rrezik, pasi jemi duke parë çdo ditë raste të reja. Frekuentimi i objekteve të përbashkëta do të përbënte rrezik dhe nuk e di se nëse infektohemi mbi kë do të binte kjo përgjegjësi. Do të ishte mirë një reduktim i tarifës, pasi jemi në një krizë dhe shumica prej prindërve janë pa punë", ka thënë ajo.

Një studente tjetër e Universitetit të Tiranës është edhe Sara Demushi, e cila studion për Gazetari dhe Komunikim në vitin  e dytë master.

"Mendoj se është një mendim i përshpejtuar, pasi numri i të infektuarve ndryshon çdo ditë. Mendoj se provimet duhet të mbahen online, periudha e përcaktuar nuk është e përshtatshme. Para dy javësh kemi bërë një provim online dhe rezultoi i suksesshëm. Personalisht ndjej frikë të kthehem në auditor", është shprehur ajo.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 03/05/2020 00:20

    MOS shkoni ne auditore se do e hani….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?