Rikthimi në auditore, studentët takojnë Rakacollin: Presim vendimin e Komitetit javën tjetër

22 Janar 2021, 14:20| Përditesimi: 22 Janar 2021, 15:31

  • Share

Një përfaqësi studentësh prej dy vetash, zhvilloi këtë të premte një takim me kryetaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli. Temë kryesore ishte  kërkesa e tyre për rikthim në auditore, kërkesë kjo e përforcuar edhe përmes një peticioni me rreth 8 mijë firma.

Pas takimit studentët u shprehen se komiteti ende nuk ka marrë një vendim për zhvillimin e mësimit, ndaj presin një përgjigje brenda javës tjetër.

“Takimi shkoi mirë, i thamë që kërkojmë mësimin nëpër auditore, për seminare për praktika dhe laboratore. Kërkesat janë dorëzuar që ditën e hënë, dhe siç na është thënë dhe që në fillim brenda 10 ditësh presim një përgjigje. Sot është dita e katërt, kështu që brenda javës tjetër do të kemi një përgjigje zyrtare. Profesoreshë Mira Rakacolli iu drejtohet studentëve që nëse auditoret do të rihapen, duhet të kemi një bashkëpunim që studentët të mos jenë burim infeksioni”-u shprehën studentët.

Por vetëm një ditë më parë, Ministrja e shëndetësisë, ajo e Arsimit dhe anëtar të Komitetit, thanë se mësimi për universitete do të vijojë online deri në një periudhë të pacaktuar, duke argumentuar se janë rritur infektimet tek moshat e reja.

“Në mbledhjet që ne kemi zhvilluar, kemi vendosur që edhe mësimi në Universitet për një periudhë të vazhdojë online. Nuk ishte një vendim i lehtë për tu marrë, është në të mirë të shëndetit të vetë studentëve”-tha Mira Rakacolli.

Studentët u shprehën se nëse nuk do të ketë një përgjigje pozitive nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve, atëherë do të gjejnë mënyra alternative për të protestuar.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?