Rikthimi në auditore i studentëve që do të diplomohen, PD: Plani i ri në kundërshtim me të vjetrin

30 Prill 2020, 17:16| Përditesimi: 30 Prill 2020, 17:18

  • Share

TIRANE-Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të qeverisë për rikthimin në auditorë vetëm të studentëve që do të diplomohen. Luçiano Boçi shkruan se plani i Edi Ramës bie në kundërshtim më atë që ka thënë deri më tani lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

"Rama nëpërmjet Besës “zbuloi” sot një plan tjetër hapje të jetës sociale. U njoftua se një pjesë e studentëve do të rikthehen në auditore në qershor. Si gjithmonë duke bërë lëmsh gjithçka tjetër.

Por, ky plan i ri nuk përputhet me planin e vjetër, në të cilin nuk parashikohej asgjë për studentët dhe ka pengesa serioze për jetën universitare. Aq më tepër që Universitet nuk janë si shkollat e mesme dhe funksionojnë përtej territorit.

Kjo kërkon që të miratohet së pari lëvizja midis qyteteve, bashkive e prefekturave.

Pa pasur të miratuar një lëvizje të tillë, si mund të arrihet Tirana, kur dhe dje Rama e ritheksoi atë si zonë të kuqe?!!!

Ende pa pasur një testim masiv, si mundet studentët që vijnë nga qytete të ndryshme, të kuqe apo të gjelbërta, të mund të ribashkohen në konvikte?!!!

Rikthimi i studentëve nga ana tjetër kërkon rikthimin e të gjitha shërbimeve të tjera, që lidhem me jetën e tyre.

Për këto ende s’ka data.

Ky plan i Ramës, nëpërmjet Besës duket që bie në kundështim me planin e Ramës të shprehur nëpërmjet Ramës!

Cilin Ramë duhet të dëgjojnë e besojnë shqiptarët tani?!

Apo si gjithmonë:

Një Ramë i bie gozhdës, një Ramë tjetër i bie patkoit" tha Boçi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?