Ministrja Evis Kushi

Kronikë

Rikthimi i nxënësve në shkolla, Kushi: Angazhim maksimal për mbarëvajtjen e procesit mësimor

30 Prill 2021, 19:22| Përditesimi: 30 Prill 2021, 19:31

  • Share

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në vend i rikthehen normalitetit dhe mësimit në bankat e shkollës këtë javë që vjen, pas ndërprerjes për shkak të COVID-19. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar një takim 'online' me drejtuesit e zyrave vendore arsimore ku kanë diskutuar mbi vendimin për t'u rikthyer në skenarin e parë të procesit mësimor për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar.

"Pas vendimit më të fundit për t'u rikthyer në skenarin e parë të procesit mësimor për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, zhvillova një takim 'online' me drejtuesit e zyrave vendore arsimore nga të gjitha bashkitë e vendit", shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.

Ndërkohë, Kushi nënvizon edhe pikat kryesore të diskutimit ku kryesorja ishte për masat kryesore që po merren nëpër shkolla për të mirëpritur nxënësit që javën e ardhshme.

"Diskutuam për masat kryesore që po merren nëpër shkolla për të mirëpritur nxënësit që javën e ardhshme, sikurse u ndalëm edhe tek përgatitja sa më e mirë për provimet e Maturës Shtetërore në mënyrë që të mbështeten maturantët dhe të dalin faqebardhë pas këtij viti shkollor sfidues".

Ndërkohë që masat e tjera mbeten në fuqi, ku ora policore vijon të jetë 22:00-06:00, maska e detyrueshme në rrugë dhe karantina e detyruar 2 javore për qytetarët që vijën nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Drejtoresha e Instituitit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha dje se ka një rënie të rasteve të reja pozitive, rasteve aktive dhe të shtruarve në spitale.

Komento

Komente

  • Zegjine: 30/04/2021 19:57

    Te hiqet sa me par

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?