Gramoz Ruçi duke u futur në Asamblenë e PS

Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!

11 Shkurt, 12:21| Përditesimi: 11 Shkurt, 12:23

  • Share

Rikthimi i Diokles dhe i Ruçit është tentativa e tyre për të ruajtur dinastinë politike dhe të pushtetit. Rrezik real për PS, e cila stilin e saj organizativ e Ka ruajtur me fanatizëm nga ish PPSH, duke e mbajtur fort lidhjen me anëtarësinë është Lulzim Basha i cili po vjen me një format të ri dhe të bazuar kryesisht tek të rinjtë! Megjithatë, nëse nuk aprovohet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë, elektorati i majtë është më i madhë, sepse në Shqipëri kanë mbetur kryesisht votuesit e moshës së tretë që kanë lidhje nostalgjie e idiologjike me PS Duke e konsideruar trashëgimtare të PPSH!

Rikthimi i gardës së vjetër në PS është shembulli konkret se Rama kërkon të fitojë më çdo kusht zgjedhjet e 2025! Këto zgjedhje nuk janë të rëndësishme vetëm për privilegje pushteti, por janë më së shumti të rëndësishme për të shpëtuar përballjen me drejtësinë e mbi te gjitha për ruajtur me fanatizëm trashëgimin politike të një grupi njerëzish që janë të lidhur me pushtetin që në vitin 1941 e deri më sot!

Ruçi e Dokle nuk luftojnë më për veten e tyre, por luftojnë për fëmijët e nipërit e mbesat që të mbeten elitë drejtuese dhe e privilegjuar në Shqipëri! Basha me formatin e tij të ri është kërcënim serioz për trashëgimin dhe ekzistencën e asaj elite politike që suksesin dhe jetëgjatësinë e ka të lidhur me formimin e Partisë Komuniste, Regjimit dhe je tranzicion me privilegje të rëndësishme ekonomike e pushteti!

Kjo lloj qasje reale që nuk pranohet lehtë në mjediset e opinionit publik është arsyeja madhore përse duhet të ekzistojë PD dhe përse kjo e fundit duhet të fitojë zgjedhjet e 2025! Kërkohet një përmbysje e madhe, mes atyre që ishin elita e djathtë e dikur nacionaliste e monarkisë që u dhunuan dhe i përjashtuan nga elitat drejtuese të vendit, i burgosën, i pushkatuan, shpronësuan dhe i kthyen në një minorancë shtypëse e ngjashme me hebrenjtë nën regjimit Fashist dhe Nazifashist dhe komunistëve të dikurshëm e sot me trashëgimi të qartë tek PS!

Zgjedhjet e 2025 duhet të jenë ato të përballjes dhe të përmbysjes së madhe! Pas thuajse 100 vjet të dominuar nga komunistët ka ardhur momenti që të ketë një kthim rrënjësor në shoqërinë dhe politike, t'i japin Çezarit atë që është e Çezarit, e djathta duhet të kthehet e të marr pozicion që ja morën padrejtësisht! Përballja me ish elitën komuniste e transformuar në këto 30 vite në socialiste si ujku me gëzofin e deleve mes tufës është e vështirë, por e pashmangshme!

Nëse shikojmë Asamblenë e PS, shikojmë tre breza që kanë të njëjtën origjinë ish Partinë Komuniste, trashëgimin e Regjimit dhe protagonizmin e tranzicionit demokratik! Misioni i Bashës në 2025 duhet të jetë rikthimi i të djathtëve të vërtetë në qeverisje dhe jo të djathtës, sepse për hirë të vërtetës kjo e fundit ka ardhur disa herë në pushtet në tranzicion duke bashkëqeverisur me ish komunistët dhe duke mos ndërmarr asnjë as aksion serioz politike për t'a goditur në gjenezë trashëgiminë e PPSH! Nëse do të fitonte përsëri PS në 2025, me faktin se largimi i të rinjve është në shifra të frikshme, atëherë mund të ekzistojë mundësia që të djathtët të shuajnë shpresat për gjithmonë për t'u rikthyer elita drejtuese të vendit ashtu siç kanë pritur që nga 1941 e deri më sot!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 12/02/2024 14:04

    Luli eshte tamam alternative e forte :):)

    Përgjigju
  • Cubel breca: 11/02/2024 14:17

    Me duket një analizë e vakët dhe jo bindëse. E djathta në Shqipëri ka qenë gjithmonë në minorancë. Ta fillojm deri në vitin 1992.ne ato zgjedhje e djathta nuk fitoi realisht,por ja la në dorë Ramiz Alia për vete situatën bëri mjaft mirë ishte e domosdoshme.ne vitin 1996 dihet si fitoi e djathta, në vitin 2005 ja fali Fatos nano me makinacionet e tij, dihet botërisht se e djathta drejtoi në minorancë, në vitin 2009, drejtoi me makinacionet e ilir qenit. Dhe siç duket s'ka të djathtë që të fitojë se duhet të fitojë. E djathta do fitojë kur të ikë cubu i gjatë vete,se të kundërt aty do jetë të paktën edhe një dekadë.

    Përgjigju
  • Partia: 11/02/2024 14:05

    Uaahhaahahahahahaha, Luli rrezik real, uahahahahahahahahahahaaaa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?